Sport
Mbyllen pjesët e para, Unitedi e Milani në epërsi
Demokracia
19:45 | 18 Shkurt 2021

Share:

Kanë përfunduar 45 minutat e pjesë së parë të ndeshjeve të Europa League që po zhvillohen sonte në kuadër të 1/16 të finales, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja është në Torino aty ku po ndeshen Real Sociedad e Manchester Unitedi. Fraksioni i parë është mbyllur me epërsi të anglezëve me një gol të shënuar nga Bruno Fernandes.

Në epërsi është edhe Milani që po e mund Zvezdën me rezultat 0:1 me golin e shënuar nga Pankov (autogol).

Një fitore bindëse duket se do ta arrijë Tottenhami që po triumfon me rezultat 0:3 ndaj Wolfsberger.

Më poshtë gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve që kanë nisur nga ora 18:55. /Demokracia.com

 

Të ngjashme