Sport
​Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës
Demokracia
16:00 | 07 Maj 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e tri ndeshjeve të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

Dy gola janë realizuar në kryendeshjen e kësaj jave që po zhvillohet në Gjilan e ku po ballafaqohen lideri i tabelës, Drita me kampioni në fuqi, Ballkanin.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 11- me golin e Meriton Korenicës, por vendasin rikthyen baraspeshën në minutën e 42’ me golin e Jasharit, raporton KosovaPress.

Ndërkohë në dy ndeshjet tjera, Prishtina dhe Gjilani si dhe Llapi-Ferizaj nuk është realizuar asnjë gol.

Të ngjashme