Sport
Mbyllen pjesët e para në tri sfidat, ky është rezultati në derbin Gjilani – Drita
Demokracia
15:49 | 04 Maj 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në tri sfidat hapëse të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Drita kanë mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultat të barabartë 0:0, raporton Demokracia.com.

Me rezultat të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në takimin që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës.

Për dallim nga dy ndeshjet e lartcekura, në takimin mes Prishtinës dhe Feronikelit janë realizuar katër gola.

Prishtina po e “demolon” skuadrën nga Drenasi pas pjesës së parë duke udhëhequr 4:0./Demokracia.com/

Të ngjashme