Sport
Mbyllen pjesët e para në takimet Dukagjini – Gjilani dhe Drenica – Ferizaj, këto janë rezultatet
Demokracia
15:50 | 04 Shtator 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së pestë në elitën e futbollit kosovar që kanë nisur nga ora 15:00.

Gjilani ka mbyllur fraksionin e parë të lojës me epërsi 0:1 ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, raporton Demokracia.com.

Ka qenë sulmuesi Solomon ai që ka realizuar golin e vetëm për “kuqebardhët” në këtë pjesë të parë. Solomon shënoi në minutën e 38-të.

Në takimin tjetër që po luhet në Skenderaj, Drenica dhe Ferizaj kanë mbyllur 45 minutat e para me rezultat të barabartë.

Rezultati i pjesës së parë në stadiumin “Bajram Aliu” është 0-0.

Kujtojmë se sfida përmbyllëse e kësaj xhiro luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku sfidohen Prishtina dhe Ballkani nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme