Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e javës së 23-të në Premierligë Crystal Palace – Liverpool dhe Arsenal – Burnley.
Liverpooli ka shkuar i qetë në pushim pasi po udhëheq 0-2 ndaj Palaces në Londër, shkruan Demokracia.com.
Virgil van Dijk në minutën e 8-të dhe Oxlade-Chamberlain në minutën e 32-të realizuan golat për “Të Kuqtë”.
Robertson ishte autor i asistimeve në të dy golat e skuadrës së Jurgen Klopp.
Në duelin tjetër që po zhvillohet po ashtu në Londër, Arsenali dhe Burnley e kanë mbyllur fraksionin e parë të lojës në “paqe”.
Rezultati i 45 minutave të para në “Emirates” është i barabartë 0-0. /Demokracia.com/