Sport
Mbyllen pjesët e para në takimet Barcelona – Bayern dhe Ajax – Liverpool
Demokracia
21:48 | 26 Tetor 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich është në avantazh të dyfishtë 0:2 në takimin kundër Barcelonës pas pjesës së parë në “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

Sadio Mane “heshti” stadiumin pas 10 minutave lojë duke shënuar me parabol.

Shifrat i dyfishuan pas 21 minutave me Choupo-Moting që shënoi nga pozita e njëjtë.

Takimi në “Camp Nou” është i vlefshëm për Grupin C.

Në avantazh është edhe Liverpooli në takimin tjetër kundër Ajaxit në Amsterdam.

Mohamed Salah është realizator i vetëm për “Të Kuqtë” në minutën e 42-të.

Kjo sfida i takon Grupit A në Ligën e Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme