Janë mbyllur pjesët e para në pesë takimet përmbyllëse të edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva dhe Dukagjini kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0, në duelin që përcakton ekipin që shkon në barazh, shkruan Demokracia.com.
Ballkani në takimin tjetër kundër Gjilanit ka avancuar 2:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Me rezultat identik është mbyllur fraksioni i parë në mes Dritës dhe Ulpianës në Gjilan.
Ndërkaq, në takimet Llapi – Prishtina dhe Feronikeli – Drenica rezultati është 0:1./Demokracia.com/