Sport
Mbyllen pjesët e para në ndeshjet Feronikeli – Prishtina dhe Besa – Llapi: Këto janë rezultatet
Demokracia
13:53 | 13 Mars 2021

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli është nikoqir i Prishtinës në Drenas, derisa Besa po luan në shtëpi përballë Llapit, shkruan Demokracia.com.

Pas 45 minutash, “Nikli” është në epërsi 1:0 ndaj Prishtinës me golin e shënuar nga Marko Simonovski (’45).

Nga ana tjetër, Llapi po fiton 1:2 ndaj Besës në Pejë.

Edon Sadriu (‘2) dhe Engjëll Hoti (’20) shënuan për Llapin, kiurse Tahiri (’26) shënoi për vendasit.

Këto dy ndeshje janë të vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme