Sport
Mbyllen pjesët e para në Ligën e Kampionëve, spektakël në “Camp Nou”
Demokracia
21:48 | 16 Shkurt 2021

Share:

Barcelona e Paris Saint- Germain kanë dhuruar spektakël në 45 minutat e parë të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com

“Camp Nou” ashtu siç është paralajmëruar se do të jetë i zjarrtë sonte aty ku përballen dy gjigantët evropianë, ashtu edhe po del. Dy gola të shënuar, disa raste për gol dhe ndeshje shumë e luftuar në fushë, kanë bërë që fraksioni i parë të sjellë spektakël.

1:1 është rezultati momental dhe mbetet të shihet çfarë do të sjellin 45 minutat e pjesës së dytë.

Në takimin tjetër, Leipzig e Liverpool e kanë mbyllë pjesën e parë pa gola. Dyja skuadrat janë shfaqur të kujdesshme në këtë pjesëlojë me shpresë se pjesa e dytë do të sjellë gola. /Demokracia.com

Të ngjashme