Dukagjini ka marrë një goditje të madhe që në minutën e 6-të nga Drenica për të parë vetën në disavantazh 0:1, shkruan Demokracia.com.
Nuk ka vonuar shumë dhe drenicasit kanë shënuar edhe një tjetër gol 0:2 për ta bërë kështu vazhdimin e ndeshjes shumë të vështirë për klinasit.
Dior Zabërgja e Armend Abazi shënuan për ekipin e Tahir Lushtakut.
Pjesë e parë është mbyllur me këtë rezultat.
Edhe në takimin tjetër Feronikeli – Gjilani janë mysafirët ata që po udhëheqin 0:1. Skuadra e Gjilanit ka shënuar përmes Blerim Krasniqit. /Demokracia.com