Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen sot në kuadër të Superligës së Kosovës.
Malisheva dhe Feronikeli kanë mbyllur 45 minutëshin e parë me barazim 1-1.Kurse në ndeshjen tjetër, Dukagjini ka mbyllur pjesën e parë me avantazh kundër Prishtinës (2-1). Pas golit të shënuar në minutën e 10’të nga Zhdrella, i njëjti futbollist nxori edhe penalltinë.
Merlaku nuk gaboi nga pika e bardhë për ti dhënë epërsinë skuadrës nga Klina, e cila me këtë rezultat momental pozicionohet në vendin e tetë me 24 pikë. /Demokracia.com