Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve.
Në “Allianz Arena”, Bayern Munichu është në epërsi 1:0 përballë Lazios, shkruan Demokracia.com.
Penalltinë e shkaktuar nga Vedat Muriqi e shndërroi në gol Robert Lewandowski në minutën e 33-të.
Nga ana tjetër, në epërsi minimale 1:0 është edhe Chelsea ndaj Atletico Madridit.
Në minutën e 34-t, “Të Kaltërit” shënuan përmes Hakim Ziyechit. /Demokracia.com