Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen Real Madrid – Atalanta, madrilenët janë në epërsi 1:0 me golin e Karim Benzemës në minutën e 34-t, shkruan Demokracia.com.
Kurse, në ndeshjen Manchester City – Borussia Monchengladabach në epërsi janë vendasit me rezultat 2:0.
Kevin De Bruyne (’12) dhe Ilkay Gundogan (’18) i shënuan golat për anglezët.
Ndryshe, të dyja sfidat janë të vlefshme për fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve. /Demokracia.com