Sport
Mbyllen pjesët e para, Napoli i Rrahmanit shumë afër eliminimit
Demokracia
19:48 | 25 Shkurt 2021

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve kthyese në Ligën e Europës që kanë nisur në ora 18:55, shkruan Demokracia.com.

Napoli i Amir Rrahmanit është shumë pran eliminimit nga skuadra spanjolle Granda. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1:1, derisa ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e Granadës 2:0, çka për ta arritur kualifikimin Napolit tash i duhet një fitore së paku me rezultat 4:1.

Në takimet tjera Arsenali po luan baras 1:1 me Benfican, derisa Ajaxi është më afër kualifikimit pasi po fiton ndaj Lille me rezultat 1:0.

Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet e pjesëve të para. /Demokracia.com

 

Të ngjashme