Sport
Mbyllen pjesët e para: Llapi avancon në Lipjan, Drita kompleton “pokerin” ndaj Feronikelit
Demokracia
14:48 | 10 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita është shumë afër tri pikëve të reja në elitë, pasi ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 0:4 kundër Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, raporton Demokracia.com.

Simonovski (12’, 37’), Kryeziu (25’) dhe Namani (34’) ishin autorët e golave për skuadrën gjilanase.

Në takimin tjetër në Lipjan, Llapi ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Ulpianës.

Dardan Jashari realizoi golin e vetëm të fraksionit të parë për llapjanët në minutën e 36-të të takimit.

Ndërkohë në Superligë sot po luhet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës e cila ka nisur nga ora 13:30./Demokracia.com/

Të ngjashme