Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e sotme në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germaini ka shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazh minimal 0:1 ndaj “mbretërve”. Kylian Mbappe ishte autor i golit në minutën e 40-të.
Los Blancos dominuan në fraksionin e parë të lojës, por pa arritur cakun e dëshiruar. Karim Benzema kishte mundësi të mirë me një goditje nga largësia, por centimetrat shpëtuan portën e Donnarummës.
Gola nuk ka as në takimin tjetër në “Etihad Stadium”.
Manchester City dhe Sporting Lisbona kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0./Demokracia.com/