Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet përmbyllëse të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani, kampioni i ri i Kosovës është në disavantazh për dy golave në takimin kundër Malishevës në shtëpi, shkruan Demokracia.com.
Soboëale zhbllokoi shifrat pas 11 minutave lojë me një gol nga afërsia pas asistimit nga Dren Kryeziu.
Katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë, Malisheva e gjeti edhe golin e dytë me anë të Hasan Hysenit, duke befasuar kampionin e ri.
Në takimin tjetër në Skenderaj, Drenica dhe Llapi kanë shkuar në pushim të pjesëve me rezultat të barabartë 0:0./Demokracia.com/