Sport
Mbyllen pjesët e para: Dukagjini në disavantazh të dyfishtë kundër Drenicës, baras në “Riza Lushta”
Demokracia
15:52 | 15 Shtator 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet përmbyllëse të javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini është në disavantazh prej dy golave 0:2 kundër Drenicës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Bintsouka zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të të ballafaqimit, duke shënuar përballë me portierin Muhaxhiri.

25 minuta më vonë Drenica dyfishoi avantazhin me golin e Vojvodës. Goli i dytë u anulua nga anësori me pretendimin për pozitë jashtë lojës por pas rishikimit me VAR goli u pranua si i rregullt.

Në takimin tjetër, Trepça ’89 dhe Ferizaj kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë.

Rezultati pas 45 minutave të para në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë është 0:0./Demokracia.com/

Të ngjashme