Sport
Mbyllen pjesët e para | Bayerni e Barcelona në avantazh, Liverpooli po turpërohet te Napoli
Demokracia
21:48 | 07 Shtator 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në tri duelet kryesore të mbrëmjes së sotme në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve.

Bayern Munich ka shkuar në pushim me epërsi 0:1 në ndeshjen e C kundër Interit në “Giuseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm për “bavarezët” e ka realizuar Sane në minutën e 25-të, duke e kaluar edhe portierin Onana për të realizuar.

Në avantazh është edhe Barcelona në takimin kundër Viktoria Plzenit 2:1 në stadiumin “Camp Nou” në Grupin C.

Franck Kessie në minutën e 13-të dhe Robert Lewandowski në minutat e 34-të dhe 45+3 realizuan për “katalunasit” në këtë fraksion të parë. Për mysafirët shënoi Sykora një minutë para fundit të kohës së rregullt.

Me rezultat befasues kanë përfunduar 45 minutat e para në takimin ndërmjet Napolit dhe Liverpoolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti po avancon 3:0 ndaj gjigantit anglez.

Rezultati u zhbllokua në minutën e pestë kur Osimhen shënoi nga penalltia. Anguisssa dyfishoi shifrat në minutën e 31-të kurse Simeone shënoi golin e “nokautit” në të 44-tën minutë.

Napolitanët kanë pasur edhe një mundësi tjetër të artë për gol në minutën e 18-të sikur Osimhen të shënonte nga penalltia e dytë e fituar./Demokracia.com/

Të ngjashme