Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të javës së 16-të kampionale.
Ballkani ka mbyllur 45 minutat e para në avantazh kundër Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Demokracia.com.
“Portokallezinjtë” po avancojnë 0-1 me golin e sulmuesit, Solomon të realizuar në minutën e 25-të.
Në ndërkohë, në duelin që po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva ka shkuar në pushim të pjesëve me epërsi minimale 1-0.
Hyseni ka qenë autor i golit në minutat shtesë kur realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
30 minuta më vonë ka nisur edhe ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit.
Në Merdare po rrjedh minuta e 15-të dhe rezultati është 0-0./Demokracia.com