Sport
Mbyllen ndeshjet, Prishtina e Ballkani me lehtësi kryejnë detyrat
Demokracia
14:52 | 12 Mars 2022

Share:

Ballkani ashtu siç është pritur pa asnjë problem e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 6:0, për ta forcuar kështu pozitën e parë në tabelë, shkruan Demokracia.com.

Feronikeli që tashmë është skuadër e larguar nga elita e futbollit, nuk ka mundur t’i bëjë ballë skuadrës shumë cilësore të Ballkanit. Armend Thaqi, Korenica, Baftiu, Zeka e Potoku dy herë, kanë realizuar për ekipin e Ilir Dajës I cili është në rrugë të për mirë për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Prishtina ka shënuar fitoren e dytë me radhë në këtë edicion. Bardhekaltrit e kanë mposhtur Ulpianën me rezultat 2:0 në sfidën e zhvilluar në Gjilan. Zyba e Kryeziu kanë realizuar për skuadrën e Ibrakovic i cili mund të jetë tash pak më i qetë pas telasheve të mëdha që është përballur kohëve të fundit. /Demokracia.com

Të ngjashme