Ndeshje dramatike ka sjellë mbrëmja e sotme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Takimi më interesant ishte ai në Beograd ku u ndeshën Serbia e Portugalia. Kanë qenë gjyqtarët holandezë ata që vendosën fatin e këtij takimi duke ia mohuar një gol të rregullt Cristiano Ronaldos në minutat shtesë, për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 2:2.
Portugalia ishte afër fitores kur Ronaldo arriti në minutat shtesë ta gjuaj një top drejt portës. Të gjithë e panë që ai e kaloi vijën e portës përveç gjyqtarëve, të cilët nuk e pranuan golin, madje edhe e ndëshkuan Ronaldon me karton të verdhë për protesta.
Ylli portugez i dëshpëruar e lëshoi fushën, duke e hedhur edhe shiritin e kapitenit në tokë.
Në takimet tjera Belgjika mori vetëm një barazim ndaj Çekisë.
Më poshtë gjeni rezultatet komplet të ndeshjeve të sotme.