Kanë përfunduar tri takimet e ditës së sotme në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Prishtina është kualifikuar tutje në çerekfinale të Kupës falë fitores minimale ndaj kampiones në fuqi, Dritës.
Drenica ka mundur Ulpianën, ndërsa Llapi – Ballkanin.
Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se ishte fitore e vështirë për ta. Ai i përgëzoi lojtarët e tij si dhe shtoi se nuk është punë e lehtë për ta ta mposhtin kampionën në fuqi dy herë brenda pak kohësh.
“Me të vërtet fitore e madhe dhe e mundimshme. Eliminuam një nga favoritët kryesor. Respekt për këtë skuadër. Ka super ekip. Kishim iniciativën. Patëm dy raste nuk arritëm të shënojmë, pastaj erdhi goli i kapitenit që na solli fitoren jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Treguan karakter. Nuk është punë e vogël ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë”, ka thënë Ramadani. Demokracia.com