Sport
Mbyllen ndeshjet, befasi e madhe ndodhi në Gjilan
Demokracia
14:55 | 20 Mars 2021

Share:

Drita nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një pikë në fushën e vetë ndaj Drenicës, duke luajtur baras 1:1 në sfidën e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Lideri i tabelës dhe kampioni në fuqi ka bërë kështu një hap fals në luftë për mbijetesë dhe këto dy pikë të humbura mund t’i kushtojnë shumë.

Bujar Shabani ka shënuar për Dritën dhe Faton Zabërxha për Drenicën duke e bërë kështu befasinë më të madhe në këtë javë.

Drita pas këtij barazimi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 55 pikë, tri më shumë sesa Ballkani në vendin e dytë po që ka një ndeshje më pak.

Një befasi e madhe ndodhi edhe në Pejë ku Besa e ka mposhtur Feronikelin duke ia bërë kështu punën shumë të vështirë Klodian Duros i cili vetëm tri ditë më herët u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme