Sport
Mbyllen me rezultate interesante pjesët e para: Drita – Llapi dhe Ulpiana – Malisheva
Demokracia
17:48 | 28 Gusht 2021

Share:

Drita e Llapi kanë zhvilluar një ndeshje të fortë në  45 minutat e parë, por për fat të keq nuk ka pasur gola, shkruan Demokracia.com.

Të dyja skuadrat po luajnë një lojë të hapur dhe po e kërkojnë golin por që në fraksionin e parë rrjetat mbetën të paprekura, 0:0.

Ndryshe nga kjo ndeshje, në takimin tjetër që po luhet në Suharekë ndërmjet Ulpianës e Malishevës është shënuar një gol ku skuadra e Malishevës po udhëheq me rezultat 0:1.

Të dyja ndeshjet po luhen në kuadër të javës së së dytë në Superligën e Kosovës në futboll. /Demokracia.com

Të ngjashme