Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit.
Skuadra e Xavi Hernandez është në epërsi 1:0 kundër zikaltërve në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.
Ousmane Dembele është autor i golit të vetëm që vulosi epilogun e fraksionit të parë të lojës. Dembele realizoi në minutën e 40-të nga afërsia.
“Blaugrana” ishin dominues thuajse në të gjitha aspektet kundër Interit, bazuar në statistikat e pjesës së parë.
Ballafaqimi në “Camp Nou” është në kuadër të Grupit C./Demokracia.com/