Lajme
“Mbylle”| Eskalon situata në Kuvendin e Kosovës, opozita s’e lë Albulena Haxhiun të flasë
Demokracia
11:22 | 28 Prill 2022

Share:

Partitë opozitare ia kanë ndaluar fjalimin Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën ku po diskutohej për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili po dyshohet për shpëlarje parash. 

Para saj shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e pabesueshme se deri në çfarë niveli ka shkuar Qeveria, duke mbrojtur një inkriminim të një ambasadori të Kosovës për përfshirje në një skandal të shpëlarjes së parave.

“Ju nuk keni të drejtë me i thanë mbylle Ministres së Drejtësisë. Nuk po të kuptoj pse po shqetësohesh, ndoshta për shkak të atyre shurdhuesve”, ka thënë Haxhiu.

E kjo deklaratë e Haxhiut ka bërë që të reagoi opozita, raporton Demokracia.com.

PDK, LDK dhe AAK kanë goditur tavolinat në momentin që Haxhiu kishte dalë në foltore për diskutimin që kishte me opozitën për skandalin e Berishajt, ku ajo e arsyetoi duke përmendur raportin e Freedom House. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme