Sport
Mbyllje dramatike, Valencia feston përballë Villarrealit
Demokracia
23:01 | 05 Mars 2021

Share:

Valencia ka arritur të shënojë një fitore spektakolare me rezultat 2:1 përballë Villarrealit në sfidën e javës së 26-të në La Liga, transmeton Demokracia.com.

Villarreal ishte shumë afër fitore pasi avanconte që nga pjesa e parë me një gol të shënuar nga Morena në minutën e 40-të.

Mirëpo, vendasit janë rikthyer në lojë me dy gola të vonshëm. Fillimisht barazoi Soler në minutën e 87-të, ndërsa golin e epërsisë e shënoi Guedes në minutën 90+2 për t’i dhënë tri pikë shumë me peshë skuadrës së tij.

Valenca tash ka 30 pikë dhe është në vendin e 11-të, ndërsa Villarreal është i shtati me 37 pikë. /Demokarcia.com

Të ngjashme