Lajme
Mbushen autobusët, qytetarë anembanë Kosovës ia mësyjnë Prishtinës për marshim
Demokracia
13:05 | 02 Prill 2023

Share:

Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Nga ora 14:00 qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”.

Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesëmarrësve të ndryshëm.

Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalime.

Tashmë qytetarët anembanë vendit janë nisur për në Prishtinë në mënyrë të organizuar.

 

Të ngjashme