ShowBiz
Mbulohet Gresa Hoti? Publikon imazhe me shami gjatë vizitës në një xhami në Abu Dhabi
Demokracia
22:47 | 02 Prill 2024

Share:

Modelja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresë Hoti , ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Abu Dhabin.

Ajo gjithashtu ka vizituar Xhaminë e Madhe Sheikh Zayed në Abu Dhabi, dhe ashtu siç e do zakoni fetar ajo ka vendosur shaminë gjatë vizitës në shami.

Kjo është hera e parë që e shohim Gresën “të mbuluar me shami”.

Foto: Gresë Hoti / Instagram

Vizitën ajo nuk e bëri e vetme, pasi siç duket ka qenë nën shoqërinë e të afërmve të saj.

“Ju dhuroftë ky Ramazan qetësi në mendje dhe në zemër”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

Modelja dhe ish-banorja e BBVK-s, nuk është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe mundohet të ruajë privatësinë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gresa Hoti (@gres.hoti)

Të ngjashme
ShowBiz • 12 Prill 2024