Lajme
Mbrojtja reciproke| Si po ia kthen “borxhin” Berishaj Gërvallës, pasi nuk u shkarkua
Demokracia
11:18 | 09 Korrik 2023

Share:

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është duke ia kthyer “borxhin” ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, përmes ofrimit të përkrahjes dhe mbrojtjes, pas fjalëve problematike në një forum të mbajtur në Kroaci.

Berishaj, publikisht i doli në “ndihmë” kryediplomates kosovare, pasi kjo e fundit, përmes një gjuhe goxha problematike e kritikuese, u shpreh të shtunën në Dubrovnik se BE-ja pa ShBA-të është një “tigër prej letre”.

Diplomati Berishaj – që po hetohet për katër vepra penale në Kosovë – i ka quajtur trillime raportimet duke theksuar në panelin e djeshëm, nuk ka qenë asnjë gazetar nga Kosova apo Shqipëria.

Por, si e mbronte dikur Gërvalla Berishajn, në skandalin e madh financiar e energjetik që ai ishte përfshirë?

Martin Berishaj është shndërruar në skandalin më të madh Qeverisë Kurti. Raportime të shumta qoftë në Kosovë ose Slloveni, e lidhin atë me keqpërdorime me kompani serbe, që merren me energji elektrike.

Jo çuditërisht, diplomati kosovar u mbrojt nga akterë të pushtetit në një mënyrë të pashoq, duke përfshirë këtu edhe vetë ministren Gërvalla.

Ajo deklaronte muaj më parë se nuk e shkarkon një ambasador bazuar në “spekulime të mediave”.

Më 16 janar, ajo thoshte se nuk ka asnjë informatë zyrtare se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje, transmeton Paparaci.

“Ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”, ishte shprehur Gërvalla, pas një takimi me ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Dyshimet ndaj ambasadorit Berishaj

Ambasadori Berishaj dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni.

Në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i kishte mohuar të gjitha akuzat. Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga kompania GEN.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024