Lajme
Mbrojtja kërkon takime para fillimit me kundërpyetje ndaj dëshmitarit
Demokracia
13:12 | 10 Maj 2023

Share:

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka thënë se i nevojitet më shumë se një orë takim me z. Thaçi, para fillimit me kundërpyetje, pasi që akuzat janë të rënda.

“Klienti kërkon që të flas të premten, e kuptoj shqetësimin për kohën, por janë akuza të rënda dhe na nevojitet më shumë se një orë’’, tha Kehoe, pasi që gjykatësi Charles Smith tha se në sesionin e pasdites do u jepet nga një orë kohë të gjithëve.

Edhe pse gjykatësi Smith tha se të njëjtit mund të kontaktojnë me administratën për të kërkuar kohën që iu nevojitet, ai shtoi se mund të shfrytëzohet çdo kohë, por se për këtë do të vendosin tutje.

Paraprakisht, prokurori special Matt Halling sqaroi se prova materiale për të cilën u është kërkuar të deklarohen është material i janarit 2020, konkretisht materiali 1.2. i materialit 1251AO1.

Seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të katërt në sesion privat.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024