Lajme
Mbrojtja e Thaçit: Nuk i kemi tabelat, duhet t’i shqyrtojmë mbi 600 dokumente e 300 dëshmitarë
Demokracia
13:03 | 16 Shkurt 2021

Share:

Mbrojtja e ish-eprorit të UÇK-së, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tabelat lidhur me dëshmitarët dhe dokumentet.

Sophie Menegon, pjesë e mbrojtjes së Thaçit, ka thënë se nuk kanë një tabelë të hollësishme, përmes së cilës duhet t’i kenë informacionet e duhura që lidhin dokumentet më dëshmitarët, raporton Demokracia.com.

Ajo tutje ka shkuar se bëhet fjalë për shqyrtimin e mbi 600 dokumenteve dhe 300 dëshmitarëve.

“Për ne ka shumë rëndësi që të marrim një tabelë të hollësishme në momentin e çdo pakete që na bëhëet e njohur, siç kam vënë re nuk i kemi informacionet e duhura që të lidhim dëshmitarin me dokumentin. Prokuroria thotë se nuk është e nevojshme të nevojshme që ta kemi këtë tabelë, por bëhet fjalë për 600 dokumente, 300 dëshmitarë dhe më shumë se 3000 dokumente të tjera për t’i shqyrtuar dhe është e vështirë të bësh lidhjen mes tyre.”, tha Menegon.

Demokracia.com do t’iu sjellë detaje lidhur me zhvillimet nga seanca e Gjykatës Speciale.

LEXO edhe:

124 dëshmitarë vetëm me pseudonime, mbrojtja e Thaçit kërkon të dhëna më konkrete

Të ngjashme