Kundërshti rreth nxjerrjes së dokumenteve ka pasur në mes të Zyrës së prokurorit të specializuar e mbrojtjes së të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi për materialet shfajësuese.
Avokati mbrojtës i Thaçit, Gregory Kehoe, i ka kërkuar prokurorisë t’ia dorëzojë mbrojtjes të gjitha materialet shfajësuese për të akuzuarit.
Këtë e ka kundërshtuar prokurori i ZPS-së, Alan Tieger, i cili ka thënë se afatet janë të panevojshme dhe se ato do të nxirren në vazhdimësi gjatë procedurës penale.