Lajme
Mbrojtja e Selimit dhe Krasniqit e sheh shqetësuese mungesën e dokumenteve në gjuhën shqipe
Demokracia
12:59 | 16 Shkurt 2021

Share:

Është duke e u mbajtur konferenca e tretë dëgjimore në rastin e ish-eprorëve të UÇK-së.

Në Hagë është duke vazhduar konferenca e tretë dëgjimore kundër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Një çështje që është ngritur në këtë seancë është edhe mungesa e dokumenteve në gjuhën shqipe, pasi që kjo edhe e ngadalëson rrjedhën e hetimeve.

Nga administrata e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë bërë të ditur në këtë konferencë se disa materiale i janë dorëzuar mbrojtjes kurse të tjerat jo. Sipas tyre janë diku rreth 160 faqe për dosjen që duhet të përktheh dhe se kjo nuk mund të bëhet deri në fund të muajit maj të këtij viti.

“Dosja që është dorëzuar më datë 8 shkurt është sa i takon përkthimeve të këtij materiali ne i kemi dhënë përparësi përkthimit dhe kemi përfshirë rreth 6 përkthyer dhe bëhet fjalë për një dokument i icli ka rreth 160 faqe dhe i kemi dhënë përparësi të madhe dhe dëshirojë që e gjtihë kjo punë voliminoze që të përfundoj deri në majin e këtij viti. Ne do të mund të japim dokumentin sa të jetë gati, dhe 150 faqe mund të dorëzohen deri në datën 20. Mendoj se deri në muajin maj do të mund të kemi gati të gjithë materialin. I gjithë ky material do të jetë gati në fund të muajit maj”, ka thënë njëri prej përfaqësuesve të administratës.

E pas kësaj kanë reaguar mbrojtja e Selimit dhe Krasniqit, raporton Demokraica.com.

David Young, avokat i Rexhep Selimit, ka thënë se dokumentet e përkthyera në gjuhën shqipe janë shumë të rëndësishme mirëpo, siç theksoi ai, kjo edhe e vonon procedurën pasi që merr shumë kohë.

“E vlerësojmë shumë shpjegimin e bërë në lidhje me përkthimin. Dokumentet në gjuhën shqipe janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të akuzuarve tu jepen në gjuhën armëtarë në mënyrë që ata të kenë kohë të lexojnë materialin në përgjithësi. Zyra e administratorit tha që përkthimit i është dhënë përparësi. Siç mund ta kuptoni se ky është një ndër dokumentet e rëndësishme që i është ofruar prokurorisë dhe ky është vetëm një nga dokumentet sepse ka mijëra e mijëra të tjera. Dhe nëse një dokument si ky nuk mund të jetë gati deri në muajin maj, kjo në vetvete është shumë shqetësuese dhe demonstron problemin që kemi sa i përket elementit kohë”, deklaroi Young.

Po ashtu edhe ndihmës avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, reagoi duke thënë se Krasniqi as nuk di të flas e as të lexojë anglisht dhe se përkthimi i dokumenteve është mjaftë i rëndësishëm për të.

“Kjo është shumë shqetësuese sepse zotëri Krasniqi nuk di e as nuk flet anglisht sepse kjo është shumë e rëndësishme për të që ai të di në lidhje me aktakuzën që është ngritur për të dhe kjo është shumë shqetësuese sepse kemi rreth 298 dosje, zëra dhe prej tyre vetëm 65 janë përkthyer në gjuhën shqipe. Dokumentet që janë përkthyer në gjuhën shqipe janë dokumente të shkurtra rreth konferencave dhe njoftime të ngjashme. Njoftimet për lirim të përkohshme ose për konfirmimin e aktakuzës e që nuk janë përkthyer”, deklaroi Ellis. /Demokracia.com/

Të ngjashme