Lajme
Mbrojtja e Mustafës kundërshton fuqishëm prokurorinë, kërkon që gjykimi në fillojë në muajin gusht
Demokracia
12:38 | 01 Shkurt 2021

Share:

Është duke u mbajtur konferenca në Hagë kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në Hagë është duke u mbajtur konferenca kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në këtë seancë, Prokuroria e Specializuar, përkatësisht prokurori Jack Smith, kërkoi që në muajin mars të fillojë gjykimi ndaj Mustafës, por një gjë e tillë u kundërshtua fuqishëm nga avokati i Salih Mustafës, Julius Von Boné, raporton Demorkacia.com.

“Çështja e lirisë do të ketë një alibi rreth kësaj. Pres që t’i përfundojmë intervistat me dëshmitarët dhe pres që kjo të bëhet brenda dy muajsh dhe kjo ka të bëjë me alibinë dhe do t’ju jap përgjigjen e duhur me kohë për këtë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme të ketë masa mbrojtëse apo jo. Nuk e parashikoj se si do të ecin punën me këta dëshmitar, por kur të ndodhë kjo do t’ju drejtohem për ti kërkuar këto masa për këta dëshmitar.  Një çështje që nuk e kemi diskutuar ende është çështja e pikave të lgjith dhe çështjeve të fatit.  Lidhur me hetimet do të ketë një alibi dhe kjo është e sigurt dhe do të ketë edhe dëshmitar të tjerë për çështje fakti të cilat përfshihen në aktakuzë. Nuk e parashikojë dot se sa kohë do të na duhet, pro vetëm për dëshmitarët që lidhen me alibinë më duhen dy muaj. Mendoj se brenda kësaj kohe do të mund të përfundojnë. Ka edhe disa lloj të tjerë dëshmitarët të cilët parashikojmë ti intervistojmë. Më herët thashë që do të duhen gjashtë deri nëntë muaj, por tani them se përpara gushtit do ti kemi përfunduar sepse nuk bëhet fjalë vetëm për intervistomini e dëshmitareve por edhe paraqitjen e sida provave, raporteve, konstatimeve në lidhje me vendndodhjen e ndryshme të cilat duhet ti paraqesim. Nëse do të bëj ndonjë kërkesë për mundësi hetimi kërkimore, jo. Nuk jam i sigurt nëse mund ta parashikojë tani, por dyshoj. Mendoj se jo”, deklaroi avokati Julius Von Boné, raporton më tutje Demokracia.com.

Në anën tjetër, sipas prokurorit Smith, këto janë arsyetime të pabazuara dhe të pajustifikueshme. Dhe kërkoi që gjykimi të fillojë në muajin mars.

“Mendojmë që kjo çështje konkrete është relativisht e qartë dhe nuk kërkon shumë hetime të mëdha në lidhje me të. Ne besojmë se aktakuza, materialet mbështetëse e përcaktojnë shumë qartë parametrat e çështjet bashkë me materialet e dorëzuara për mbrojtjen. Të gjitha këto paraqiten në mënyrë shumë të qartë. Objekti i çështjes është shumë i qartë dhe nuk kërkon muaj për hetime siç tha mbrojtja. Me ato që ka mbrojtja me shumë lehtësi mbrojtja mund ta përgatis çështjen e vet. Afatet kohore sikurse muaji gusht që e përmendi mbrojtja është e papranueshme për neve si prokurori dhe ka ndikim në çështjen. Ne e kuptojmë rëndësinë   e hetimeve të kufizuar, e kuptojmë edhe rëndësinë që ka paraqitja e dëshmitarëve nga mbrojtja. Megjithatë, prokuroria do të jetë gati brenda disa javësh dhe nuk besojmë që një kohë kaq e gjatë që kërkon mbrojtja është e justifikueshme. Mbrojtja ka pasur kohë  të mjaftueshme për ti kryer këto hetime në këtë çështje. Dua të theksojë edhe një herë qëndrimin tonë si prokurori se të gjithë duhet të fillojmë të punojmë sa më shpejt që gjykimi të fillojë në muajin mars”, thekroi prokurori Smith.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i avokatit  Julius Von Boné, i cili e kundërshtoi fuqishëm prokurorin, duke i thënë se prokuroria ka pasur kohë me vite të tëra që të bëj hetim dhe kjo është arsyeja që edhe mbrojtjes i nevojitet kohë deri në muajin gusht, në mënyrë që të paraqes argumentet e saja para prokurorisë dhe të sigurojë dëshmitarë në këtë çështje.

“Pikë së pari. Nuk e ka të drejtë prokuroria të parashtrojë argumente për punën tonë. Ata kanë pasur vite për punën e tyre. Ndërsa ne nuk jemi në gjendje që brenda një kohe kaq të shkurtër që të paraqesim. Pra lëreni mbrojtjen të bëj punën e saj dhe ju të juajën. Përparësia këtu është në lidhje me alibinë dhe brenda dy muajsh besoj që do ta përfundojmë punën për këtë dhe për këtë na nevojitet kohë. Do na duhet kohë për të intervistuar dëshmitarët.  Unë do të parapëlqeja kështu sepse do të shohim se disa nga dëshmitarët do të kundërshtojnë ato që do të thonë dëshmitarët e prokurorisë. Mendoj the them se do të kemi shumë vështirësi dhe mosmarrëveshje lidhje me këtë. Por që të paraqesim çështjen si mbrojtje padyshim se nuk do të pajtohemi me çështjet që i paraqet prokuroria dhe për të argumentuar këtë ne kërkojmë që të paraqesim dëshmitarë dhe kjo kërkon kohë dhe nuk dua që të përdor dy shpejtësi të ndryshme me gjykimin. Është mirë që para se ti kemi përfunduar hetimet tona në një moment dhe të themi që jemi të gatshëm që të fillojmë gjyqi. Përfundimi im është që koha më e mirë do të ishte muaji gusht”, theksoi avokati Julius Von Boné. /Demokracia.com/

Të ngjashme