Sport
Mbrojtësi i Spanjës humb Botërorin, Luis Enrique e zëvendëson me 19-vjeçarin e Barcelonës
Demokracia
17:22 | 18 Nëntor 2022

Share:

Hoze Gaja nuk do të jetë më pjesë e Spanjës në Botërorin e Katarit, pas një dëmtimi të lehtë që ka marrë në stërvitje.

Siç raportojnë mediat, mbrojtësi i Valencias priteshe të rrinte jashtë fushave vetëm disa ditë, por Luis Enrique nuk ka preferuar të rrezikojë dhe kështu e ka zëvendësuar menjëherë.

Në vend të Gajas, trajneri ka thirrur në kombëtaren spanjolle, mbrojtësin 19-vjeçar të Barçës, Alehandro Balde.

Ai është thirrur nga skuadra U-21 dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e Enriques. /Demokracia.com

 

Të ngjashme