Sport
Mbrojtësi i Kosovës nënshkruan me Hamburgun
Demokracia
21:59 | 01 Prill 2021

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës U21, Valon Zumberi ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet me skuadrën gjermane Hamburg.

Ka qenë vetë skuadra gjermane që ka konfirmuar lajmin duke thënë se i ka ofruar kontratë dy-vjeçare talentit të ri të Kosovës, transmeton Demokracia.com.

Zumberi erdhi nga akademia e klubit, ku u bashkua në vitin 2017 dhe tani ia ka dalë të grumbullohet në skuadrën e parë.

Ai ka regjistruar 180 minuta në Bundesliga U-19, ku në dy paraqitje ka realizuar një gol.

18-vjeçari ishte i grumbulluar nga përzgjedhësi Nees për ndeshjet e Kosovës U21 ndaj Katarit U23. /Demokracia.com

 

Të ngjashme