Lajme
Mbreti Charles shet 12 nga kuajt e trashëguar nga Mbretëresha Elisabeth
Demokracia
18:44 | 16 Tetor 2022

Share:

Mbreti Charles do të shesë këtë muaj 12 nga kuajt më të çmuar të garës që trashëgoi nga nëna e tij, Mbretëresha Elisabeth.

Mbretëresha kishte 37 kuaj në gara këtë vit, kështu që Charles po shet gati një të tretën.

Në listë është Just Fine, i trajnuar nga Sir Michael Stoute, kali i parë që fitoi për Mbretin e ri.

Gjithashtu në shitje është edhe Love Affairs, fituesi i fundit i Mbretëreshës në Goodwood dy ditë para vdekjes së saj.

Charles ka 60 kuaj garash dhe 38 pela në Sandringham.

30 mëzat e pritura në vitin e ri do të kenë çmime të larta si të fundit të edukuara nga Mbretëresha.

Një burim tha se oborret e Shtetit të Gjirit janë veçanërisht të prirur për të blerë dhe pretenduar një lidhje me Mbretëreshën.

Një burim mbretëror konfirmoi se Charles do të zvogëlojë numrin e kuajve, por shtoi:

“Lidhja midis familjes dhe industrisë së garave me kuaj do të vazhdojë.

Dëshira është të vazhdojë me traditat dhe lidhjet me Royal Ascot, por jo në të njëjtën shkallë si Madhëria e saj, sepse ajo kishte pasion për kuajt.”

Burimi shtoi se disa kuaj tashmë janë shitur.

Mbretëresha zakonisht shiste rreth shtatë kuaj në vit, kështu që shitja e këtij muaji përfaqëson një rritje të madhe.

Të ngjashme