Lajme
Mbreti Charles III premton se do të ndjekë shembullin e nënës së tij
Demokracia
14:32 | 12 Shtator 2022
Mbreti Charles III duke folur para ligjvënësve britanikë. FOTO: Reuters

Share:

Mbreti Charles III tha para Parlamentit britanik të hënën se është “i vendosur që me besnikëri” të ndjekë shembullin e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, teksa shtoi se deputetët britanikë janë “instrumenti i demokracisë sonë”.

Gjatë ceremonisë në Parlament, Charles e shfrytëzoi këtë adresim për të nderuar nënën e tij dhe u zotua se do të respektojë parimet e qeverisjes kushtetuese.

“Në kohën kur ishte shumë e re, Mbretëresha u zotua se do të shërbente për shtetin dhe popullin e saj dhe të ruante parimet e çmueshme të qeverisjes kushtetuese që janë në zemër të shtetit tonë. Këtë premtim ajo e respektoi me përkushtim të madh”, tha ai para ligjvënësve.

“Ajo vendosi shembull për shërbim, të cilin, me ndihmën e Zotit dhe këshillën tuaj, jam i vendosur që ta ndjek me besnikëri”, shtoi ai.

Mbretëresha Elizabeth II, 96-vjeçare, vdiq në shtëpinë e saj në Skoci më 8 shtator. Trashëgimtari i frontit është djali i saj i madh, Charles, i cili do të njihet me emrin Mbreti Charles III

Britania është monarki kushtetuese dhe demokracia parlamentare funksionon që nga viti 1688.

Ndryshe, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset më 19 shtator në Londër.

Të ngjashme