Lajme
Mbreti Charles do të shtrihet në spital, do të trajtohet për probleme të prostatës
Demokracia
19:09 | 17 Janar 2024

Share:

Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe do të shkojë në spital javën e ardhshme për trajtimin e prostatës.

Buckingham Palace tha se ai do t’i nënshtrohet një “procedure korrigjuese”.

Angazhimet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi deklaruan nga Pallati.

Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Uellsit është në spital pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal.

Kuptohet se Mbreti i Britanisë së Madhe  ishte i prirur të ndante diagnozën e tij me publikun për të inkurajuar burrat e tjerë që mund të kenë simptoma që të kontrollohen.

“Në mënyrë të përbashkët me mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatën e zmadhuar”, thuhet në deklaratë.

Rritja beninje e prostatës – e cila nuk është kancerogjene – është e zakonshme tek meshkujt mbi 50 vjeç dhe zakonisht nuk është një gjendje serioze, sipas faqes së internetit të NHS.

Rreth një në tre burra mbi moshën 50 vjeç do të kenë disa simptoma të një prostate të zmadhuar, e cila është një gjëndër që ndodhet pak poshtë fshikëzës, shkruan BBC.

Të ngjashme