Lajme
Mbretëria e Bashkuar i jep Francës 500 milionë funte për ta ndaluar kalimin e emigrantëve
Demokracia
19:56 | 10 Mars 2023

Share:

Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Francës pothuajse 500 milionë funte gjatë tre viteve për të ndihmuar në ndalimin e emigrantëve që shkojnë atje me varka të vogla.

Kjo u bë e ditur në një samit në Paris mes kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se Franca gjithashtu do të kontribuonte.

Paratë do të shkojnë për 500 oficerë shtesë dhe një qendër të re paraburgimi në Francë, por kjo nuk do të jetë plotësisht funksionale deri në fund të vitit 2026.

Mbretëria e Bashkuar kishte planifikuar t’i paguante Francës rreth 63 milionë funte këtë vit për të trajtuar problemin. Kjo paketë e re duket se të paktën dyfishon atë shumë, me Mbretërinë e Bashkuar që premton 120 milion funte në 2023-2024.

Franca gjithashtu do të rrisë financimin e saj të zbatimit, por nuk ka thënë se sa.

Të ngjashme