Mbretëresha Elizabeth II ka befasuar stafin e saj duke u treguar skuadrën e saj të preferuar.
Është klubi londinez, West Ham Unitedi, klubi i zemrës së mbretëreshës, raporton The Daily Mirror, përcjell Demokracia.com.
Megjithatë, mbretëresha vite më parë nuk kishte dashur që kjo të dilte në publik, ngase ajo nuk dëshironte që njerëzit ta dinin një gjë të tillë pasi donte të ishte neutrale.
Një anëtar i mbretërisë i kishte thënë gazetës në vitin 2009: “Mbretëresha nuk ka dashur kurrë që njerëzit të dinë kë mbështet ajo sepse dëshiron të jetë neutral”.
Sidoqoftë, ajo hoqi dorë nga sekreti i saj pasi dëgjoi një nga anëtarët e stafit të saj pasi ai ishte një tifoz i Millwall dhe ajo fliste hapur me një anëtar tjetër të stafit për derbin midis West Ham Unitedit dhe rivalëve të tyre.
Krahas mbretëreshës, Princi William ka zgjedhur për ekip të preferuar skuadrën nga Birmingham City, Aston Villën. /Demokracia.com