Lajme
Mbretëresha Elizabetë pati dy fëmijët e saj pranë kur vdiq
Demokracia
12:46 | 09 Shtator 2022

Share:

Mbretëresha Elizabetë vdiq dje në Balmoral me dy prej katër fëmijëve të saj pranë vetes, Charlesin dhe Annen.

Princi Andrew, ai Edward me bashkëshorte dhe princi William udhëtuan nga Berkshire për në Aberdeen dje, por nuk arritën në kohë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.

Ndërkaq, Princi Harry i cili ishte paraparë të merrte pjesë në një ngjarje bëmirësie në Londër, po ashtu u mundua të shkonte në Balmoral në kohë, por arriti diku një orë e gjysmë pasi publiku u njoftua për vdekjen e Mbretëreshës.

Ajo vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare, duke marrë kështu fund mbretërimi i saj prej shtatë dekadash.

Të ngjashme