ShowBiz
Mbrëmje spektakolare në finalen e Big Brother VIP Albania, pritet performancë nga Redoni, Gjesti e shumë artistë
Demokracia
18:46 | 18 Prill 2025

Share:

Spektakli më i ndjekur televiziv në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4, i afrohet finales së madhe që do të zhvillohet të shtunën, më 19 prill.

Pas javësh të tëra emocionesh, sfidash dhe surprizash, gara ka mbërritur në katërshen finaliste: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako, të cilët po shijojnë ditët e fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Këtë vit, produksioni ka zgjedhur të sjellë një format ndryshe dhe më spektakolar për natën finale.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një risi të plotë për historinë e formatit, finalja do të zhvillohet në dy skena të veçanta dhe paralelisht, duke e kthyer eventin në një festë të vërtetë muzikore dhe vizuale.

Publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca live nga disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare.

Në natën finale do të ngjiten në skenë artistë si Besa Kokëdhima, Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori dhe Riki, të cilët pritet të ndezin atmosferën me këngë dhe energji.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes pritet të jetë performanca e Gjestit, një prej katër finalistëve, i cili do të surprizojë publikun me një paraqitje speciale.

Ky element i shton edhe më shumë emocion dhe lidhje mes spektatorëve dhe banorëve që kanë ndërtuar rrëfimin e këtij edicioni.

Finalja e BBVA4 premton të jetë jo vetëm një moment kulminant për përfundimin e një tjetër kapitulli të madh televiziv, por edhe një festë e madhe për publikun që e ka ndjekur me pasion çdo hap të lojës.

Të ngjashme