Sport
Mbrëmje magjike në Champions: Manchester City përballë PSG-së
Demokracia
09:11 | 24 Nëntor 2021

Share:

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante dhe joshëse.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë te përballja Manchester City – PSG ku pritet një luftë e madhe për fitore, shkruan Demokracia.com.

Edhe City edhe PSG pothuaj e kanë siguruar kualifikimin, por jo edhe zyrtarisht, kështu që për të qenë të qetë sot duhet të marrin pikë, por kush do t’ia dal mbetet të shihet. Përballjen e parë të zhvilluar në Parisë  e fituan vendasit, tash mbetet të shihet kush do të festojë.

Një ndeshje joshëse është edhe ajo në Madrid ku Atletico e pret Milanin. Edhe pse Milani pothuaj nuk ka asnjë gjasë për të vazhduar tutje, gjithsesi paraqitja e tij në Champions, gjithmonë zgjon interesim.

Më poshtë gjeni komplet orarin e ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme