Sport
Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League
Demokracia
20:53 | 25 Shkurt 2021

Share:

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3, shkruan Demokracia.com.

Napoli sonte arriti të fitojë me rezultat 2:1, por kjo nuk mjaftoi pasi në takimin e parë në Spanjë kishin pësuar humbje me rezultat 2:0.

Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani edhe në këtë takim ishte titullar dhe pati një performancë të mirë.

Sonte ka vuajtur shumë edhe Arsenali por ai fatmirësish me një gol të shënuar në minutën e 88-të nga Aubameyang arriti ta siguroi kualifikimin përballë Benficas.

Më poshtë mund t’i gjeni komplet rezultatet e ndeshjeve që janë zhvilluar nga ora 18:55. /Demokracia.com

Të ngjashme