Dështimi i mbrëmshëm i Liverpoolit ku pësoi humbje nga Leicester City, bënë që Chelsea sot të kërkojë fitoren me çdo kusht në fushën e vetë ndaj Brighton në mënyrë që t’i afrohet dyshes së kreut City e Liverpool, shkruan Demokracia.com.
Në anën tjetër Manchester City që kryeson renditjen do të tentojë fitoren e radhës sonte në mënyrë që të qojë në 9 pikë dallim nga Liverpooli.
Qytetaret do të luajnë në fushën e Brendfordit dhe llogariten favoritë shumë të mëdhenj.
Ndeshja Chelsea – Brighton luhet nga ora 20:30 ndërsa Brendford – Manchester City nis nga ora 21:15. /Demokracia.com