Lajme
Mblodhi një mijë euro në emër të një djali me nevoja të veçanta, arrestohet për mashtrim një serbe në Leposaviq
Demokracia
15:19 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Një grua (shtetase e Serbisë) është arrestuar nën dyshimin se duke mashtruar ka mbledhur një parash prej 1,000 euro në emër të djalit të një gruaje tjetër (e dëmtuara) i cili është me nevoja të veçanta pa dëshirën dhe pëlqimin e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:45, në Leshak të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1,000 euro në emër të djalit të  dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme