Lajme
Mblidhet sot kryesia e AAK-së, pas zhvillimeve të fundit
Demokracia
09:39 | 11 Mars 2021
Ilustrim

Share:

Gjatë ditës së sotme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të mbajë mbledhje në selinë e partisë me kryesinë e këtij subjekti politik.

Demokracia.com merrë vesh se kjo mbledhje pritet të mbahet në ora 11:00.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha.

Ai në T7 ka treguar arsyet se pse do të mbahet mbledhja.

Berisha tha se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për skandalin që u përmend emri i ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Konsultat i kemi të përditshme, ky skandal, kjo nuk është e vogël, nuk është që nuk e diskutojna e te shohim çfarë të bëjmë.  Janë disa gjëra që duhet të diskutohen, nuk e kemi marrë krejt cool këtë”, tha Berisha.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024